“Shteti është rrënuar nga siguria kibernetike”. Kështu është shprehur deputeti i PD Belind Këlliçi, teksa ka komentuar sulmet e fundit që janë bërë nga Irani në sistemin e-Albania dhe Policinë e Shtetit.

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis me moderatoren Pranvera Borakaj, ai tha se janë me qindra milionë euro të shpërdoruara për sistemin kombetar, që tashmë ka rënë pre e hakerave.

 

Në 10 vitet e fundit tha Këlliçi janë oaguar 400 mln euro për sigurinë tonë kibernetike.

 

Për fatin tonë të madh, vend anëtar i NATO-s jemi por standardet e qeverisë janë që ne kemi republikë bananesh. Shteti tani është i rrënuar komplet nga ana e sigurisë kibernetike. Është çështje e sigurisë kombëtare, është çështje që i prek të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë duhet të jemi sensitiv.

 

AKSH-i ka marrë 189 mln euro tendera sekretë për rritjen e sigurisë kibernetike dhe investimin në infrastrukturën teknologjike, për të cilat unë nuk e di ku i kanë çuar paratë. Në 10 vitet e fundit janë paguar 400 mln euro për të garantuar sigurinë tonë kibernetike”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *