E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Belind Këlliçi shpall kandidaturën për Tiranën

Ilustrim · Vizion Plus

Deputeti Belind Këlliçi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për bashkinë e Tiranës.

 

Në një dalje për media nga selia blu, Këlliçi tha se do të bëhet pjesë e primareve për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke akuzuar kryebashkiakun aktual se ka shlatërruar Tiranën.

 

Kryeqyteti sipas Këlliçit ka nevojë urgjente për ndryshim.

 

“Kam vendosur në këto primare të PD, prej të cilave me votën e anëtarësisë do të zyrtarizohen kandidatët. Mbërritja në këtë vendim nuk ishte e menjëhershme, ka ardhur pas një konsulte dhe takimeve me banorët e Tiranës. Tirana ka nevojë dramatike për ndryshim. Bashkia është shfrytëzuar nga Veliaj me taksat e qytetarëve, gjobat dhe lejet për ndërtim. Veliaj e ka dëmtuar qytetin. Tirana mund të rregullohet edhe pa vjedhur. Tirana nuk ngjan me asnjë kryeqytet në BE, bëhet gjithnjë e më shumë më e shtrenjtë, më e ndotur. Veliaj kërkon të shfrytëzoj këtë pushtet të madh, atij i duhet një mandat të tretë që të rrisë vjedhjen. Ky model duhet të bjerë”, tha Këlliçi.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh