Subscribe

Belind Këlliçi u takua dhe bashkëbisedoi me banorë të Njësisë 5 dhe 2 në Tiranë, ku ndau me ta, përfitimet që sipas tij vijnë prej programit dhe 5 prioriteteve kryesore.

 

Në zonën e “Vilave Gjermane” dhe “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi u përball përsëri me realitetin dramatik të jetës së banorëve, të cilët përballen me përmbytje nga ujërat e zeza, mungesa e rrugëve apo problemet me investimet në shërbime si: transporti urban, çerdhet, kopshtet, shkollat apo dhe qendrat shëndetësore.

 

Pikërisht në zonën poshtë “Depove të Ujit”, Belind Këlliçi takoi disa qytetarë, të cilët treguan se bashkia e Tiranës nuk u ka dhënë zgjidhje për problemin e kanalizimeve të ujërave të zeza që dalin në sipërfaqe sa herë ka reshje shiu, dhe përfundojnë deri në banesa.

Belind Këlliçi tha se drejtorët në bashkinë e Tiranës, që duhet t`i japin zgjidhje këtyre problemeve, janë kthyer në ndërtues, duke harruar punën për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve.

 

“Edhe ja kanë kaluar Policisë Bashkiake. Pra është kërkuar ndërhyrje, që ta kuptojnë dhe ata që na ndjekin, Drejtoria e Higjenës i ka kërkuar ndërhyrje për shkak të situatës Njësisë Administrative Nr.2, pra Njësisë bashkiake Nr.2 dhe Policisë Bashkiake për të ndërhyrë këtu. E çfarë ka ndodhur? Kjo përgjigja e këtij Redi Mollës, referuar ankesës së z.Pavlo Sopi Qoti, që ndodhet në rrugën “3 Vëllezërit” është verifikuar dhe është hartuar projekti për rrjetin e kanalizimit që do të zbatohet sa më shpejt. Kanë kaluar deri tani 4 vjet e tre muaj. Shumë shpejt qenkan, katër vjet e tre muaj. Ky Redi Molla është ai që po ndërton hotelin 15 milionë euro bashkë me Mariglen Qaton. Që ta dini ju pse nuk ndërtohen këto, ta dinë qytetarët. Se në vend që të jetë punonjës i shtetit, e të merret me këto probleme, është duke ndërtuar hotel 15 milionë euro. Ky është problemi”-tha Këlliçi.

Por, pas datës 14 maj kjo situatë do të marrë zgjidhje. Belind Këlliçi tha se do të marrë fund trajtimi i qytetarëve me diferencime politike.

 

“Pas 14 majit Belind Këlliçi si kryebashkiak nuk do të bëjë më diferencime për qytetarët e Tiranës.  Pse? Sepse demokratë e socalistë, me parti e paparti, ne ecim në të njëjtat rrugë. Ngecim në të njëjtin trafik. Kemi të njëjtat probleme kur vjen puna… ata fëmijët qëparë që ishin tek ajo zonë, që ishim tek depo e ujit, problem ishin kanalizimet e ujërave të zeza, aty ka dhe fëmijë socialistësh. Kur flet për problematikat e fëmijëve të qytetit nuk mund t`i ndash qytetarët në të majtë dhe të djathtë. Qytetarët duhen trajtuar të gjithë njëlloj”, -tha kandidati opozitës për bashkinë e Kryeqytetit.

Nga Njësia Nr.2, Belind Këlliçi përsëriti ftesën ndaj Erion Veliajt për debat publik.

 

“Sërish gjej rastin ta ftoj Erion Veliajn në këto 8 ditë që kanë mbetur fushatë, ku je Erion? Vij vërdallë në të gjithë rrugët e Tiranës dhe nuk të gjej! Dal në qytet dhe në fshat, nuk të gjej! Shkoj nëpër studio dhe nuk të gjej, shkoj në studiot ku t`i përkëdhelesh më së shumti, dhe nuk të gjej. Pse fshihesh? Hajde në debat publik! A ke bërë punë për Tiranën? A ke 8 vite që punon për Tiranën? A të duhen qytetarët e Tiranës mor zotëri? Hajde mor flasim në publik, hajde të flasim për bilancin tënd të punës, për premtime e mia që ti pretendon që nuk realizohen dhe mbi të gjitha për një çështje që ti e ke përzemër, për shkollimin tim dhe për shkollimin tënd”,-u shpreh Këlliçi.

Për banorët e Njësisë Nr.2 Belind Këlliçi renditi pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën, të cilat do të bëhen realitet pas 14 majit.

 

“Unë pesë prioritetet e mia i kam thënë para jush dhe herë të tjera, i ripërsëris dhe njëherë. Padiskutim autobusi pa pagesë falas pas 14 majit, nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”, ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Paketa e biznesit të vogël për uljen e taksave dhe tarifave, përgjysmimi i dy tarifave pastrimit dhe gjelbërimit dhe tarifës së hapësirës publike. Heqja e taksës antikushtetuese e infrastrukturës arsimore të përkohshme, që biznesi e paguan dy herë, një herë si biznes dhe një herë si familje. është padiskutim 500 oazet e gjelbërta ajo që ne diskutuam edhe në rrugëtimin tonë sot”-tha Këlliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *