Tre nga 40 personat e ndaluar të shtunën janë akuzuar për tentativë në sulme terroriste në Belgjikë, gjatë kampionatit europian. Sipas prokurorit federal ne Belgjikë ata po përgatiteshin të kryenin akte terroriste në “Fun Zone”, aty ku grumbullimet e tifozëve janë të mëdha me rastin e ndeshjeve të “euro 2016”. Kryeministri belg Mishel, pasi mblodhi Këshillin e Sigurisë, tha se situata është nën kontroll dhe të gjitha aktivitetet duhet të vijojnë normalisht. Në të gjitha sheshet publike ku janë vendosur ekrane të mëdhenj ka patur prani të shtuar të forcave të sigurisë, për të parandaluar sulme terroriste. Një ditë më parë në të gjithë vendin u ndaluan 40 persona. Inteligjencia belge kishte informacione se disa militantë të kryenin sulme gjatë ndeshjes Belgjikë – Irlandë dhe kanë arritur të neutralizojnë rrezikun. Javën e kaluar Shërbimet Inteligjente paralajmëruan se një grup terroristësh të ISIS kanë hyrë në evropë në radhët e emigrantëve dhe po përgatiten të godasin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *