E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Belgjika zvogëlon periudhën e karantinës për njerëzit e infektuar

Në Belgjikë njerëzit e infektuar me koronavirus nuk do të qëndrojnë më në karantinë për 14 ditë. Kjo periudhë është reduktuar në shtatë ditë. Kjo është një ndër masat e reja të njoftuara nga kryeministri belg, Sophie Wilmes të mërkurën. Rregulli i karantinës do të zbatohet që nga tetori.

 

“Një periudhë izolimi prej 14 ditësh është e vështirë të vazhdohet. Si rezultat, ne u kërkuam ekspertëve ta shikojnë këtë pikë”, tha kryeministri. Ekspertët thonë se rregullat e reja bazohen në këshillat e fundit shkencore për kohën e nevojshme për vetizolim.

 

Reklamë

Njerëzit me simptoma të koronavirusit mund të bëjnë një test në ditën e pestë të karantinës dhe, nëse është negativ, ata mund të përfundojnë izolimin e tyre kur të mbarojë java. Nëse testi del pozitiv, ata duhet të karantinohen dy javë, pastaj të bëjnë një test tjetër.

 

Kryeministri njoftoi gjithashtu se nuk do të jetë më e detyrueshme të përdoret maska, me përjashtim të ambienteve të mbushura me njerëz.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë