Belgjika shkëlqen ne ndeshjen e dyte te grupit e duke mundur 3 me 0 me spektakël Irlandën. Fale kësaj fitoreje, e para ne Euro 2016 skuadra e Vilmots ngjitet ne vendin e dyte dhe mund te kualifikohet për ne 16 me te mirat nëse nuk humbet ne sfidën e fundit ne grup kundër Suedisë. Ne Bordo, skuadra belge qe vinte pas disfatës 2 me 0 me Italine, i ka dominuar irlandezet ne çdo aspekt. Te besuarit e Martin o Nill rezistuan vetëm ne 45 minutat e para pasi ne pjesën e dyte kualiteti i larte sidomos i mesfushës belge beri diference. Goli i pare ishte një e majte kirurgjike e Lukakut ne hyrje te zonës pas nje aksioni me protagoniste De Brojnen. 10 minuta me vone ne kundërsulm Witsel dyfishon shifrat ndërsa goli i trete qe mbylli takimin ishte një tjeter aksion i shkëlqyer i belgeve me protagonist kapitenin Hazard qe u dërgua ne rrjete nga Lukaku. Nga ana tjetër, triumfi i belgeve konfirmon zyrtarisht edhe Italinë si vendi i pare ne grupi, pavarësisht rezultateve ne takimet e fundit ne Grupin E.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *