Belgjika do të luajë në cerekfinalen e kupës së botës këtë të premte ndaj Brazilit. Djajtë e kuq të Europës në teori nuk duhet të jenë favorite e ciftit por statistikat e kësaj skuadre janë impresionuese në vitet e fundit. Skuadra e Martinez ka 23 ndeshje radhazi që nuk humbet dhe disfata e fundit është ajo e shtatorit të vitit 2016 ndaj Spanjës.

 

Ndërkohe në këtë turne, Belgjika është një nga dy skuadrat e vetme bashkë me Uruguain që i ka fituar të 4 ndeshjet deri tani  duke shënuar plot 12 gola, pra me një mesatare 3 për gola për takim.

 

Gjenerata e artë e talenteve të drejtuar nga tekniku Martinez fituan 3 me 0 ndaj Panamasë në takimin e parë të grupit, pastaj fituan sërish me goleade 5 me 2 kundër Tunizisë dhe në fund mposhtën Anglinë 1 me 0 me një gol të Januzajt për të marrë vendin e parë në grup. Ndërkohe ndryshe nga pritshmeritë ndeshja e 1/8 kundër Japonisë ishte shumë më e vështirë sesa pritej pasi Belgjika fitoi me përmbysje 3 me 2 me një gol në sekondën e fundit.

 

Kjo ndeshje në fakt lëkundi pak opinionet deri tani mbresëlënëse në lidhje me ate që mund të arrinte Belgjika në këtë botëror. Skuadra në ndryshim nga faza e grupeve tregoi goxha probleme sidomos në fazën mbrojtëse. Në përgjithësi Martinez nuk ka probleme me lojtarëtm, madje duke qënë se disa lojtarë që nukjanë titullar fiks kanë treguar formë shumë të mirë kur janë thirrur në apel, Martinez tani do ta ketë të vështirë të zgjedhe formacionin titullar.

 

Dilema më e madhe është përfshirja ne 11-teshe e Fellainit I cili shënoi gol kundër Japonisë pasi u fut si zëvëndësues dhe për më teper tregoi personalitet në mesfushe. Nëse ai aktivizohet përkrah Vitsel në mesfushë, atëherë do të ulet në stol Mertenes ndersa Kevin de Brojne së bashku me Hazard do të mbështesin Lukakun.Belgjika ka marrë pjese ne 13 nga 21 turnete e kupës së botës dhe reuzltati më I mirë është vendi I 4 në vitin 1986.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *