E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Belgjika lejon ekstradimin e Abdeslam

Gjykata belge vendosi te lejoje ekstradimin e terroristit të Parisit Salah Abdeslam në Francë. Vendimi është marrë pasditen e të enjtes. Avokati i tij ka njoftuar se Abdeslam nuk do t’a kundërshtojë këtë vendim dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë në shtetin fqinj. Sipas tij, Abdeslam do të bashkëpunojë me autoritete në Francë për zbardhjen e kësaj çështje. 27-vjeçari u arrestua me 18 mars në Molenbek gjate nje operacioni te njësive antiterror në Belgjikë. Ndalimi i tij u bë pas katër muajsh kërkim. Gjatë sulmeve të nëntorit, në Paris u vranë 130 persona e u plagosen qindra të tjerë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë