Subscribe

Shqipëria eshte nje vend i sigurt e ne ketë mënyre nuk do te pranohet asnjë kërkese per azil. Deklarata eshte e sekretarit belg te shtetit per migracionin Theo Francken. Zyrtari i larte tha ne Tirane se te gjithë ata qe do te vijne ne Belgjike per azil do te kthehen menjëherë dhe prej nje kohe te gjate s’do mund te shkelin ne zonën Shengen.

 

“Ne kemi mundur qe vitin e shkuar te kthenim ne Shqipëri 689 qytetare shqiptare, te cilët ishin ne Belgjike ne mënyre te paligjshme, 556 prej tyre u kthyen ne vendin tuaj me force. Emigracioni i paligjshëm dhe kërkesat per azil do te jene nje përpjekje e kote dhe e pavlere, sepse per ne Shqipëria është nje vend i sigurte e me demokraci te qëndrueshme. Për te gjitha kërkesat qe do te marrin përgjigje negative, vendimit do t’i bashkëngjitet edhe nje urdhër i menjëhershëm largimi nga territori i Belgjikës, po ashtu do te kete nje urdhër, i cili do iu ndaloje hyrjen ne zonën Shengen prej nje kohe te gjate.”

 

Ne konferencën per shtyp te mbajtur ne Ministrinë e Brendshme, zv/ministrja Ravena Voda, tha se prej kohesh po punohet qe asnjë qytetar shqiptar te mos shkoje ne zonat Shengen pa plotësuar kërkesat.

 

Vetëm kete vit 136 shtetasve shqiptare iu është mohuar hyrja ne Belgjike, per shkak te mos pasjes se dokumentacionit te rregullt. Ata janë riatdhesuar menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *