E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Sport

Belgjika fiton ndaj Anglisë në finalen e vogël

Nje fitore 2 me 0 dhe Belgjika shkruan historinë. Për herë të parë skuadra fiton finalen e vogël të një botërori duke rrëmbyer vendin e tretë.

 

Sfida ndaj Anglisë nuk ishte e lehtë, por djemtë e trajnerit Martinez ja dolën që të dominonin gjithë lojën.

 

Reklamë

I pari që gjeti rrjetën ishte Munier. Ai shënoi që në minutën e 4 ndaj rivalëve, duke i dhënë një goditje të shpejtë tre luanëve. Anglezët tentuan të barazonin shifrat po u gjendën përballë një mbrojtjeje të hekurt. Edhe pse në avantazh, belgët sërish kërkuan të dyfishonin rezultatin.

 

Dhe këtë e arritën në pjesën e dytë të takimit në minutën e 82 me anë të Hazard.

 

Anglezët e patën të pamundur të rrezikonin më tej. Dhe me mbarimin e takimit, dolën nga fusha të dëshpëruar për këtë humbje të dytë që i la jashtë treshes më të mirë të botërorit.

 

Tashmë që belgët kthehen në shtëpi me një trofe shumë të rëndësishëm, është radha e kroatëve që të dielën të bëjnë surprizën, pasi edhe ata ndodhen për herë të parë në histori në një finale botërori.

Vazhdo të lexosh

Reklamë