Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 December 2025
Vizion fokus

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë...

Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja...

Malaj: Jemi konsultuar me BE dhe FMN për paqen...

E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani...

Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në...

Nuk ndalen sulmet ruse ne Ukrainë, goditjet vijnë pas...

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez, publikon momentet...

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e...

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

15 Shtator 07:39

Belgjika dëshiron të ndjekë shembullin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe të angazhojë ushtrinë për të përmirësuar sigurinë e brendshme në vend.

Ushtarët belgë mund të patrullojnë së shpejti në qytetet e mëdha të Belgjikës për të frenuar krimin e lidhur me drogat.

Qeveria belge po punon për një ligj që do të krijojë kornizën ligjore për këtë, njoftoi Ministri i Brendshëm Bernard Quintin.

“Ushtria ka për detyrë të mbrojë integritetin e territorit kombëtar”, i tha ai gazetës “De Standard”.

“Zakonisht ajo e bën këtë jashtë kufijve tanë, por lufta kundër krimeve me droga lidhet gjithashtu me integritetin e territorit kombëtar.” Quintin tha se trupat e ushtrisë pritet të dislokohen në Bruksel “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Përplasje mes klaneve të drogës

Përdorimi i fjalës “luftë” nga ministri liberal tregon se ç’përmasa ka arritur skena e drogës, dhe veçanërisht përplasjet midis klaneve të drogës në kryeqytetin belg.

Vitet e fundit në Bruksel është rritur vazhdimisht numri i të shtënave në rrugë, kryesisht me armë ushtarake si kalashnikovë. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Brukselit deri në mesin e gushtit të këtij viti u regjistruan 57 të shtëna dhe katër vdekje.

Brukseli duhet të “zgjohet”

Në një konferencë sensacionale shtypi në mes të muajit gusht kryeprokurori i Brukselit, Julien Moinil, i bëri qeverisë publikisht thirrje për ndihmë: “Është vetëm çështje kohe para se të ketë viktima të pafajshme.

Qeveria dëgjon, po nuk po bën asgjë.” – tha ai. Brukseli “më në fund duhet të zgjohet”, kërkoi kryeprokurori Moinil. Të flasësh për “luftë klanesh të drogës” është pak, tha ai.

Kushdo në Bruksel mund të goditet nga një plumb qorr këto ditë. Moinil i ka intensifikuar hetimet në skenën e drogës. Tani ai është nën mbrojtjen e policisë pasi ka marrë kërcënime të shumta me vdekje nga klanet e drogës.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Banda Belgjikë

Nga e njëjta kategori

Dhjetori nuk është muaji i tyre, këto janë shenjat e pafata të Horoskopit këtë muaj

më shumë...

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë dhe pajisje emergjente drejt Kievit

më shumë...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

më shumë...

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja shkatërron qindra dokumente historike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Vrau gjithë anëtarët e familjes, nuk pendohet 27-vjeçari: Du...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • “Pse më parakalove”, si ndodhi plagosja me armë në Berat, zb...
  • EMRI/ Dënohet me 14 vite burg shqiptari në Angli, i dështon...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 dhjetor 2025, çfarë kanë para...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.