Belgjika bëri një përmbysje të çmendur kundër Japonisë për të fituar 3 me 2 vetëm në frymën e fundit e për të siguruar kështu kualifikimin për në 8 më të mirat e botës.  Kjo sfide mund të konsiderohet padiskutim ndër më emocionueset e këtij turneu deri tani për nga mënyra  sesi shkuan gjerat.

 

Belgjika e konsideruar si një nga skuadrat favorite të kupës së botës dhe me një gjenerate talentesh ka vuajtur shumë jashtëzakonisht shumë kundër skuadrës aziatike.

 

Pas një pjesë të parë pa gola, deri diku të ekuilibruar, në pjesën ë dytë ka ndodhur gjithcka.  Vetëm 3 minuta pas nisjes së kësaj pjese ishte Haraguchi që shënoi një gol të bukur duke befasuar Belgjiken. 5 minuta më vonë djajtë e kuq të europës morën një tjeter goditje të rëndë pasi pësuan edhe golin e dytë nga Takashi Inui, pasi ishin krejtësisht të pavëmëndshëm në repartin e prapavijës.

 

U duk një sfid ee mbyllur që do të dhuronte një tjeter nefasi të madh, nga ato që kanë qënë të shumta në këtë botëror por nuk ndodhi kështu. Goli I parë me shumë fat I vertongen në minute e  69 i ndryshoi gjërat.

 

Belget morën zemer dhe nisën të kërkojnë me force golin e dytë, por duke rrezikuar seriozisht të pësojnë edhe golin e trete.  5 minuta më vonë Maruan Fellaini shfrytëzoi armën e tij më të fortë kokën për të realizuar golin e barazimit. E ndërsa pritej ofensiva e skuadrës së Martinez, ishte Japonia që i shkoi afër golit të trete në dis momente por portieri Kurtua shmangi këtë katastrofe.

 

Për të ardhur pastaj tek minuta e fundit shtesë kur nëpërmjet një kundërsulm të mrekullueshëm Nacer Chadli realizoi golin e kualifikimit. Tani në cerekfinale Belgjika do të ketë një prove të madh re kundër Brazilit, që do të jetë guri real i provës për Hazard me shokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *