E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Beleri në burg, Rama: Presim vendimin e Apelit, nuk komentoj lajmet e mediave greke

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po pret vendimin e apelit të posaçëm në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Ai tha se lajmet që kanë qarkulluar se tashmë është gjetur një emër nga PS për Bashkinë e Himarës, janë prodhim i mediave greke dhe nuk pranoi të komentonte.

Reklamë

“Vendimi i GJKKO është një vendim pozitiv në këndvështrimin tim edhe për një hapësirë që krijon, pro së pari nuk është një vendimi formës së prerë. Nuk mund të veprojmë me një vendim të shkallës së parë dhe pastaj vendimi i apelit të thotë diçka tjetër. Të gjitha ato që kanë qarkulluar kanë si burim median greke, as qeverinë apo zyrën time. Unë nuk komentoj ça më vë mua në kurriz apo në gojë media greke”, tha Rama. /vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë