Fredi Beleri shprehet i bindur se ai do të betohet dhe do të marrë detyrën e kryebashkiakut të Himarës.

 

Këtë deklaratë, Beleri e bëri nga qelia për mediat greke, teksa shton se nuk e ka humbur shpresën dhe se drejtësia do të fitojë.

 

Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti.  Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, tha ai nga burgu, për mediat greke.

 

Për mbajtjen në qeli, Beleri hedh akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

 

Që prej orës 18:00 qytetarë himariotë, zyrtarë grekë dhe përfaqësues të opozitës shqiptare po protestojnë në qendër të qytetit dhe kërkojnë lirimin e Belerit, në mënyrë që ky i fundit të bëjë betimin dhe të marrë detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *