Subscribe

Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me qytetarë në zonën e Ali Demit.

 

Ai u ndal tek projekti i qeverisë, për të shembur pallatet mbi 50 vjet të vjetra.

 

Sipas tij, ky projekt është abuziv dhe synon ndërtimin e kullave.

 

Kjo nuk është as më shumë e as më pak, një skemë e oligarkëve, për të prishur banesat e qytetarëve pasi ju prishën hapesirat publike. Kush vjen këtu te lagja juaj, shikon që ka disa hapësira që kanë ngelur që nga koha e komunizmit dhe unë besoj se ata duhen ti zënë. Prandaj ata duhet që të prishin banesat tuaja dhe të bëjnë kullat e larta, pasi ka disa standarte që për të bërë një kullë duhet sipërfaqe e madhe poshtë. Për të justifikuar zonën e gjelbër. Me fitoren time nëse qytetarët më votojnë, do të iki kjo frikë, jo se kryetari I bashkisë do bllokojë parlamentain ose qeverisë, por kryetari I bashkisë ka fuqi, që ti çojë qytetarët në këmbë, që ti çojë në këmbë kur abuzohet-tha Bejko

 

Që pas tërmetit tragjik të 2019-ës, qeveria hodhi idenë për të shembur këto pallate, që janë më të rrezikuarat nga tërmetet. Por kjo nismë është në fazë fillestare dhe nuk ka gjetur miratim nga qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *