Subscribe

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, premtoi uljen e çmimit të banesave në kryeqytet. Gjatë një takimi me banorët e zonës së Tufinës, Bejko premtoi uljen e taksës së ndërtimit në 7%, për të bërë të mundur që një banesë të kushtojë më lirë.

 

ROLAND BEJKO

 

KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES

 

 “Çmimet e banesave kanë vajtur në stratosferë. Nuk e blen dot një banesë tani një çift i ri. Prandaj ne në programin tonë kemi premtuar ulje të taksës së ndërtimit, nga 15% që është sot me 7%. Kemi premtuar për të gjithë ata që merren me biznesin e ndërtimit, do hapim garën për të gjithë në tenderët publike, jo vetëm për oligarkët që ka Rama-Saliu, Saliu-Rama, Meta-Saliu, Meta-Rama. “

Nga ana tjetër, Bejko sqaroi se sipërfaqet e ndërtimit që bashkia merr nga kompanitë, do të përdoren për të ndihmuar familjet e pastreha.

 

“3% që e ka me detyrim t’ua marrë bashkia kompanive të ndërtimit nuk ua merr në banesë, ua merr në lekë dhe s’ka banesa sociale. Në do ta marrim edhe në lek një pjesë, ndërsa pjesën më të madhe do ta marrim në objekt, hyrje për ata që janë pa strehë. Nënat kryefamiljare do jenë prioritet siç do jenë në prioritet për strehim edhe çiftet e reja të cilat e kanë të pamundur të blejnë një shtëpi me këto çmime që ka Tirana, se do t’i duhen 4-5 jetë punë”

 

Bejko u ka bërë apel qytetarëve, që ditën e dielë të votojnë Partinë Demokratike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *