Roland Bejko, kandidati për Tiranën i PD, zgjodhi ta hapte fushatën në njësinë 10. Bejko e nisi fjalën me fajësimin e Sali Berishës, si njeriu që përçau partinë për interesat e tij personale.

 

Sipas tij, njerëzit nuk mund të kenë më si alternativë një lider të cilin Amerika e akuzon për minim të demokracisë dhe afera korruptive e lidhje me krimin e organizuar.

 

ROLAND BEJKO

KANDIDAT I PD PER TIRANEN

 

Kur perëndimi të thotë nuk të dua më, shko në shtëpi dhe zgjidhi problemet jashtë familjes politike.

 

Ai iu fut me sëpata  e koka dashi kur nuk je me të. Ai na ndau dhe na ka dobësuar, mërinë e kam me Berishën se dhamë gjithçka, e beri PD e çoi në këtë derexhe, ku sot se mundim dot Ramën, se jemi të përçarë. Për sa kohe Rama ka përballë Berishën dhe Metën do jetë në pushtet.

 

Bejko tha se kandidatët e PD, zyrtarë, janë të gjithë profesionistë në punën e tyre, prandaj dhe qytetarët duhet të zgjedhin ata si përfaqësuesit e tyre.

 

Nuk kanë ankthe se do na vijë SPAK-u apo DEA amerikane, do shpallemi non grata, çdo bëjmë me paratë e sekuestruara, askush nga ne se ka këtë se kemi punuar me ndershëmri. Ai Sali Berisha duhet të na merrte për model, këta nuk kanë vjedhur, ai se bëri këtë, ai zgjodhi ata me të cilat ka bërë tendera, si ky dhe Rama, edhe Meta edhe Berisha, të tre bashke.

 

Bejko nënvizoi se, edhe pse në këtë situatë, është nder për të të përfaqësojë PD në këto ditë të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *