E enjte, 5 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Vendi

“Bëhuni pjesë e policisë vullnetare”

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri kërkoi nga të rinjtë që të kontribuojnë për policinë, duke u bërë pjesë e saj por vullnetarisht. Gjatë konferencës për Akademinë e Sigurisë, ministri i brendshëm tha se të gjithë duhet ta shohin veten ne anën e mbështetësve te uniformave blu me qellim rritjen e sigurisë.

“Kualifikimi është investimi më i madh që mund të bëjmë për sot dhe për nesër. Sfidat janë të shumta dhe më shumë sesa muskuj kërkojnë mendje dhe dije, edukim. Edhe punonjësi i policisë vullnetar do ketë mundësi të krijojë vetë bindjen mbi punën që bën sot Policia e Shtetit në përpjekjen tonë të përbashkët për të pasur më shumë siguri. Është shumë e domosdoshme që kjo hapësirë të jetë e gjitha për t’u eksperimentuar. Nesër mund të jenë të rinj që duan t’i bashkohen Policisë së Shtetit që të jenë pjesë e trupës, por mund të jenë të rinj që janë të realizuar në profesionet e tyre dhe duan që dy orë t’i shpenzojnë bashkë me policinë në detyrat që kryen policia në ndihmë të qytetarëve.”

Tahiri shtoi se kjo është një praktikë e vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa vullnetarët më pas mund të rekrutohen në polici. Gjatë konferencës ministri i brendshëm theksoi se sipas sondazheve, policia është institucioni më i besueshëm dhe pikë referimi kur shkelet ligji.

 

Më shumë video

Reklamë