Subscribe

Antonela Lena është një nga gjyshet më të njohura në Shqipëri për përkushtimin e saj ndaj formës fizike dhe kujdesit për veten.

Ajo ndan vazhdimisht në rrjetet sociale video të saj duke u stërvitur dhe duke promovuar një stil të shëndetshëm jetese.

Mirëpo, siç ka treguar ajo në emisionin “Vizioni i Pasdites” kus ishte e ftuar bashkë me mbesën e saj, ka pasur raste kur komentet e ndjekësve nuk kanë qenë aq pozitive dhe kjo ka ndodhur më shumë në TikTok.

“E di si është puna. Është temë shumë aktuale kjo se s’kemi asnjë javë që një nënë vrau veten për bullizimin që i bëhej në rrjete. Kjo është plagë shumë e rëndë për shoqërinë shqiptare. Komentojnë njerëzit që bëhen trima pas një anonimati. Kjo ndodh më shumë ne TikTok. Unë nuk kam fare TikTok. Unë mirëpres çdo koment nga njerëz që më njohin. Por kur të vjen nga njerëz që s’të njohin fare, është e dhimbshme kjo gjë”, ka thënë ajo, teksa ka treguar edhe një rast që i ka ndodhur asaj vetë.

“Në adresën time të drejtpërdrejtë, në Instagram, me emër dhe mbiemër asnjëherë. Më kanë inkurajuar shumë edhe diasa gra në Gjirokastër. Por në TikTok kur kam qenë në një intervistë para dy muajsh, o Zot, o Zot. Njerëzit bosh. Unë gjykoj që janë nejrëzit bosh.

Nuk llogarisin fare që ti je nënë, je gjyshe, je vjehrrë, je baskëshorte. Gjithsecili gjykon sipas nivelit. Shoh meshkuj paragjykojnë femrat dhe them se kurrë djali im, kurrë bashkëshorti im s’do merreshin me këto gjëra. I kemi çdo ditë, nuk vënë mend”, tha Lena. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *