E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Behar Bajri, pjesë e grupit kriminal “Bajri” ekstradohet nga Holanda

Ekstradohet nga Holanda drejt Shqipërisë një prej pjestarëve të grupit kriminal “Bajri”.

39 vjecari Behar Bajri alias B. R. 39 vjeç, lindur  në Shkodër ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Ai u arrestua kohe me pare ne Roterdam te Holandes dhe pas veprimeve proceduriale i eshte dorezuar autoriteteve shqiptare.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, ndaj Behar Bajrit per disa veprat penale, konkretisht  “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Reklamë

Behar Bajri është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale .

Ky grup kriminal u godit ne fund te vitit 2018 ku u arrestua shume persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë