Presidenti Bajram Begaj do të jetë nesër në një vizitë zyrtare në qytetin e Shkodrës.

 

Në një njoftim, Presidenca ka zbardhur axhendën e takimeve.

 

Fillimisht Begaj do të pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia e më pas do takohet me prefekten e Shkodrës Majlinda Angoni.

 

Presidenti do të zhvillojë takim edhe me përfaqësues të komuniteteve fetare, ndërsa pritet që të vlerësojë me Dekoratën “Nderi i Kombit” Gjimnazin “28 Nëntori”, Shkodër, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të tij.

 

Në këtë vizitë, presidenti do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij.

 

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj do të zhvillojë ditën e mërkurë, më 5 tetor 2022, një vizitë pune në qytetin e Shkodrës.

 

Kreu i Shtetit do të mirëpritet nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, z. Bardh Spahia, si dhe do të zhvillojë takime me Prefekten e Qarkut të Shkodrës, znj. Majlinda Angoni, drejtues të Këshillit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak.

 

Presidenti Begaj do të vlerësojë me Dekoratën “Nderi i Kombit” Gjimnazin “28 Nëntori”, Shkodër, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të tij.

 

Në qytetin e Shkodrës, Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si në Myftininë e Shkodrës dhe në Kishën e Madhe, si dhe do të vizitojë Kishën Ortodokse. Në përfundim të vizitës së tij, Presidenti Begaj do të vizitojë Muzeun Fotografik “Marubi”. Presidenti i Republikës do të shoqërohet nga Zonja e Parë, Armanda Begaj gjatë kësaj vizite në qytetin e Shkodrës”, njofton Presidenca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *