E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj uron Papa Leon XIV

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Papa Leon XIV për zgjedhjen e tij në krye të Vatikanit.

Në mesazhin e tij Begaj shprehet i bindur se Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve.

Postimi i Begajt:

Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të gjithë botës për zgjedhjen e Papës së ri!

Reklamë

Shpreh bindjen se Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, do të kontribuojë me gjithë fuqinë dhe autoritetin e tij në shërbim të kauzës sublime të forcimit të klimës së bashkëjetesës paqësore të të gjitha besimeve.

Në emër të të gjithë popullit shqiptar i uroj Papa Leoni XIV të jetë nën mbrojtjen e Zotit për realizimin e misionit të tij të shenjtë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë