E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj uron Krishtlindjen: Kjo ditë sjelltë dritë, shpresë dhe mirësi për të gjithë

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shprehu sot urimet më të ngrohta e të përzermërta të gjithë besimtarëve të krishterë në Shqipëri dhe kudo në botë me rastin e Krishtlindjes.

 

“Uroj nga zemra që kjo ditë të sjellë dritë, shpresë dhe mirësi për të gjithë, në këto kohë jo të lehta. Natyrisht bota sot është e trazuar nga luftrat dhe varfëria dhe vendi ynë nuk mbetet i paprekur nga pasojat e tyre”, theksoi Begaj.

 “Kjo ditë e veçantë, dita simbol e lindjes së Krishtit, zgjon shpresën dhe gëzimin në zemrat tona, na rikthen te vlerat njerëzore e fetare, te familja dhe te besimi. Kjo ditë na rikthen te njëri-tjetri dhe te dëshira për të qenë të bashkuar, për të sjellë dhe kultivuar paqe, bashkëpunim e solidaritet, për t’u kujdesur për tjetrin me dëshirë e dashuri.Thjeshtësia dhe përulësia janë vlera njerëzore dhe virtyte të çmuara që i shërbejnë paqes dhe harmonisë në familje e komunitet dhe nxisin prosperitetin mes popujve. Dashuria për njëri-tjetrin duhet të mbizotërojë, sepse vetëm ajo e bën botën një vend më të mirë për të gjithë! Ne shqiptarët kemi një pasuri të vyer: harmoninë dhe bashkëjetesën fetare që na ka mbajtur të bashkuar ndër shekuj; ndaj urojmë e kremtojnë festat duke qenë pranë njëri-tjetrit me zemër e me shpirt, duke bashkuar forcat për një të ardhme më të mirë për këtë vend, për fëmijët tanë, për të gjithë ne. Uroj që kjo të jetë një ditë plot lumturi e bekime për të gjithë besimtarët e krishterë, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë!”,shkruan në urimin e tij Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh