Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 July 2026
Vizion fokus

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për...

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit, 12 të...

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e Kapshticës, shkak...

Zjarret në Spanjë, Sanchez: Na presin orë të vështira...

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit, vendimi synon të krijojë...

Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e parave mund...

Infertiliteti, sfidë për çiftet, një në gjashtë të rinj...

Droni ukrainas godet rafinerinë ruse të naftës në Tyumen,...

“Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u kërkon falje...

Begaj takon ambasadorët e QUINT-it: Kthimi i normalitetit të punës në parlament mbetet i rëndësishëm

19 Mars 15:57

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në OSBE: ambasadoren gjermane, Susanne Schütz, ambasadorin britanik Neil Holland, ambasadoren e Francës, Fatène Benhabylès-foeth, ambasadorin italian, Stefano Baldi dhe zëvendësambasadoren amerikane, Katherine Brucker.

Kreu i Shtetit, pasi u uroi mirëseardhjen, vlerësoi se takime të tilla mbeten të rëndësishme për të garantuar një bashkërendim më të mirë lidhur me angazhimet e OSBE-së në vendin tonë dhe ecurinë e reformave në fushën e drejtësisë, shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Bajram Begaj takohet me ambasadorin e Sulltanatit tё Omanit

Duke vlerësuar rolin dhe angazhimin e deritanishëm të OSBE-së në vendin tonë, Presidenti i Republikës nënvizoi se ky kontribut, bazuar në ekspertizën e veçantë të organizatës, shkon në linjë me prioritet e Shqipërisë, ku integrimi në BE mbetet një objektiv strategjik.

Begaj informoi ambasadorët e QUINT-it për avancimin e reformave në vendin tonë, me theks ndaj asaj zgjedhore dhe të drejtësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen ndaj reformës në drejtësi, si dhe ndaj institucioneve të përfshira në të.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës risolli në vëmendje mesazhin drejtuar palëve politike në parlament për ngritjen e ligjvënësve në nivelin e kërkuar, si dhe përmbushjen në kohë të një reforme zgjedhore që garanton proces të pakontestueshëm, përfshirë edhe votimin e emigrantëve.

Po ashtu, Presidenti Begaj nënvizoi se kthimi i normalitetit të punës në parlament mbetet i rëndësishëm për përmbushjen në kohë të angazhimeve në fushën e reformave dhe integrimit në BE.

Në kuadër të kontributeve të vendit tonë në zhvillimet globale dhe rajonale, në takim u nënvizua roli i Shqipërisë si Kryetare e OSBE-së në vitin 2020, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe tashmë si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon, ku bashkëbiseduesit vlerësuan rolin konstruktiv, të moderuar dhe qartësisht të orientuar ndaj të ardhmes evropiane. Kjo politikë ndihmon jo vetëm Shqipërinë, por mbetet një faktor i rëndësishëm për forcimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike
Tagged:
Begaj takon ambasadorët e QUINT-it

Nga e njëjta kategori

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i pushuesve krijon radhë të gjata

më shumë...

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

më shumë...

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll, flakët përpinë mbi 5 hektarë me pisha në Vlorë

më shumë...

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:43

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i...

6:27

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

5:58

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll,...

5:51

Interes për praktikat e punës, deri më...

5:39

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me...

5:28

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit,...

4:55

Flakët në Vlorë marrin përmasa të mëdha,...

4:37

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e...

4:13

Vlorë/ Përfshihet nga flakët Pylli i Sodës,...

4:03

Zjarret në Spanjë, Sanchez: Na presin orë...

3:25

Të dënohesh me shërbim prove, ndëshkim për...

3:12

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit, 47-vjeçari Klodjan Ndoj...

3:02

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit, vendimi synon...

2:58

Arsimi profesional, më i preferuar, nxënësit mbështeten...

2:00

Shqiptarët shtojnë kursimet, ekspertët: Një pjesë e...

1:07

Infertiliteti, sfidë për çiftet, një në gjashtë...

1:00

Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e...

12:53

“Game Over” në Divjakë, arrestohen dy të...

12:49

U kap duke paguar me euro të...

12:43

Qëlloi me armë në ajër për të...

Më të klikuarat

  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia
  • “Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u kërkon...
  • Aksident i rëndë në Vlorë! Përmbyset furgoni me punëtorë, nj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.