E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj takohet me ministrin Igli Hasani: Diskutuam për situatën në rajon dhe marrëveshjen me Italinë

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë mëngjes me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Begaj ka ndarë një foto nga takimi në rrjetet sociale, krahas së cilës bën me dije se në takim u diskutua për situatën në rajon, për marrëveshjen e pensioneve me Italinë dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.

Reklamë

“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj”, shkruan Begaj. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë