Subscribe

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci, ku është pritur nga homologu i tij, Zoran Milanoviç.

 

Në konferencën e përbashkët pas takimit mes dy krerëve të shteteve, Begaj theksoi se dy vendet duan të forcojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit shqiptar tha se ka ardhur momenti për krijimin e një linje të përbashkët ajrore mes dy vendeve.

 

“Më lejoni që në këtë konferencë të falënderoj mikpritësin dhe mikun tim, presidentin e Kroacisë për pritjen e përzemërt. Kjo është vizita e dytë e imja si president jashtë vendit, pas asaj të Kosovës. Fokusi ishte forcimi i bashkëpunimit, axhenda e integrimit evropian si edhe zhvillimet rajonale. Marrëdhëniet shqiptare kroate janë në ditën më të mirë falë marrëdhënieve të shkëlqyera historike mes dy vendeve. Ata kanë në themel të tyre prioritet e politikës së jashtme të dy vendeve. Në këto tre dekada kemi krijuar një kapital që është mjaft i mirë i bashkëpunimi ekonomik, diplomatik e politik. Ndamë bindjen se pavarësisht nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe se marrëdhënieve tregtare, ende mbetet shumë për të bërë në bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Vlerësova se në këtë drejtim duhet të bëjmë më shumë. Investimet kroate janë të mirëpritura, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë, por edhe në fusha të tjera, si infrastruktura, bujqësisë. Për një ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve ne ndikim drejtpërdrejtë të turizmit ka ardhur koha që të ketë linjë ajrore direkte mes dy vendeve, apo ndërlidhje mes porteve të dy vendeve”, tha Begaj.

 

Nga ana tjetër, presidenti kroat, Zoran Milanoviç, vuri në dukje paragjykimet të cilat Shqipëria has në rrugën e saj drejt BE. Ai theksoi se vendi ynë njihet si një komb me shumicë muslimane dhe kjo është bërë problem për Perëndimin.

 

“Duam të lidhim Shqipërinë me Evropën, porti i Plloçës me të Durrësit dhe pjesa më e madhe e mallrave që hyjnë dhe dalin, kalojnë përmes Barit. Të tentojmë që të vijnë dhe në Kroaci, nuk do jetë e lehtë por nëse shohim nga Lindja e mesme. Nuk do humb asnjë rast se sa e rëndësishme është Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE, thjesht janë paragjykimet ndaj Ballkanit dhe myslimanëve. Siç duket kjo në Evropën Perëndimore është bërë problem”, tha ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *