Subscribe

Në të parën vizitë shtetërore si presidenti i Francës, Emanuel Macron u prit me ceremoni nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj.

 

Takimit mes dy presidenteve zgjati afro 30 minuta.

 

Institucioni i presidencës zbardhi bisedimet mes dy krerëve te shteteve, ku në fokus ka qenë samiti i Berlinit si dhe tensionet mes Kosoves dhe Serbise pas sulmit terrorist ne Banjske.

 

Presidenti Barjam Begaj kërkoi nga Macron që të mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe të ndikojë në parandalimin e akteve te dhunes ne veri.

 

“Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ai i Banjskës në Zveçan  janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e vendit, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian”- është shprehur Begaj.

 

Sipas njoftimit të presidencës, kreu i shtetit ka vlerësuar edhe mbështetjen që Franca po i jep procesit te zgjerimit. Gjithashtu, Begaj  ka përshëndetur iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga presidenti Emanuel Macron për  komunitetin Politik Evropian, si një iniciativë që i jep më shumë mundësi Shqipërisë dhe vendeve të tjera të kenë akses në projektet e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *