E hënë, 2 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj pret ministrin e Jashtëm të Polonisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mirëpriti në takim Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorski, i cili, në cilësinë e detyrës së tij, viziton Shqipërinë.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhënien shumë të mira dhe miqësore, si dhe bashkëpunimin në rritje mes Shqipërisë dhe Polonisë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, duke veçuar ekonominë dhe turizmin.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai u shpreh besimplotë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencë së BE-së nga ana e Polonisë, duke filluar nga janari 2025, përfshirë hapjen e grup-kapitujve të mbetur të negociatave të vendit tonë me BE-në.

Në bashkëbisedimin e zhvilluar, Presidenti i kërkoi Ministrit të Jashtëm polak mbështetje për rritjen e njohjeve të Kosovës dhe pranim e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë