Subscribe

Presidentet Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani mbajtën një conference për shtyp pas takimit që dy homologet zhvilluan në presidencen e Kosovës në kuadër të vizitës zyrtare që kreu i shtetit shqiptar po zhvillon në Prishtinë.

 

Begaj tha se vizita e tij e parë pas marrjes së postit në Prishtinë është simbolike e lidhjes të pandashme dhe të pandryshueshme mes Kosovës dhe Shqiperisë.

 

Vij në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla, mes bijve të kësaj toke krenare dhe vëllezërve të të njëjtit identitet.Dy dialekte dhe një gjuhë, dy Republika dhe një komb, harta jonë e përbashkët patriotike.

 

Presidenti Begaj tha se Ibrahim Rugova është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri ndërsa UÇK-ja, sipas tij, një faqe e ndritur e historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar.Destinacioni ynë i përbashkët dhe Brukseli dhe bashkimin jonë në aleancën euroatlantike.

 

Begaj shtoi se Kosova dhe Shqipëria, gëzojnë të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

 

Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun e shqiptarëve nuk mund te zbehë këtë trashëgimi të lavdishme. Reformat integruese, thelbësore për stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajonin tonë.Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian një lajm i mirë për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë rajonin. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës , premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit

 

Presidenti Begaj shtoi se Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO e se do të jetë po ashtu zëdhënëse e interesave të Kosovës ne Këshillin e Sigurimit.

 

Të dy vendet të vijojnë përpjekjet për të shfrytëzuar maksimalisht potencialet tona ekonomike.Të ndermarrim hapat e duhur për lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar për njerëzit, projektet për ndërtimin e portit në Porto-Romano, Portit të Thatë në Prishtinë dhe lidhja me hekurudhën Durrës-Tiranë. Projekti për hartimin e  Enciklopedisë Shqiptare një gur kilometrik në promovimin ndërkombëtar të identitetit kombëtar, të gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe historisë sonë kombëtare.  Të jemi të gjithë bashkë, të ecim përpara me urtësi e maturi në mbrojtje të interesave tona, të qytetarëve tanë dhe në mbrojtje të paqes në rajon.

 

Sipas tij, vazhdimi i dialogut me Serbinë, e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *