Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë...

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi i mirë...

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 17...

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë:...

Trump i bindur për fundin e luftës: SHBA ka...

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në...

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për...

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me...

Begaj me gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

20 Dhjetor 10:02

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar rolin dhe kontributin e gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë një pritjeje të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, në prag të mbylljes së vitit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe përgjegjësinë e medias në informimin e publikut, duke e cilësuar gazetarinë si “profesionin më të bukur në botë” dhe duke uruar gazetarët dhe familjet e tyre për festa të gëzuara dhe një vit të ri sa më të suksesshëm.

“E konsideroj si takim festiv, meqenëse jemi në prag të mbylljes së vitit, por më shumë se sa një takim festiv, është një mirënjohje, një mirënjohje për çfare ju bëni përgjatë gjithë vitit. Në fakt, si çdo vit tjetër, ka qenë i pasur me ngjarje, nga ngjarjet rutinë, deri te ngjarjet dinamike, politike, që më mirë se ju, askush tjetër nuk i raporton. Gjithmonë kam menduar se profesioni i mjekut është profesioni më i bukur në botë. Në fakt, jam gabuar, sepse, siç e thotë edhe shkrimtari i njohur kolumbian, Gabriel Garcia Márquez, “Gazetaria është profesioni më i bukur në botë”, sepse është një profesion i vështirë, me shumë sfida, por që ka një përgjegjësi shumë më të madhe se mjekët: mjekët përgjegjësinë e kanë me individin, ndërsa ju përgjegjësinë e keni me interesin publik.

Dhe ju keni qenë prezent kudo për të raportuar, për të informuar. Keni qenë në rrugë, keni qenë në institucione, kohë pa kohë, duke u përkushtuar dhe duke u angazhuar gjithmonë.
Sot është dita për t’ju falënderuar për përkushtimin, për kontributin, dhe besoj se përgjegjësia e informimit për të vërtetën është ajo çfarë juve ju bën krenarë. Shumë faleminderit për punën dhe misionin tuaj! Në fund, dua ta mbyll, meqenëse jemi në prag të festave, duke uruar për secilin nga ju, për familjet tuaja, gëzuar festat, një vit sa më të mbarë e sa më të suksesshëm për ju dhe për të gjithë shqiptarët”, tha Begaj. 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BEgaj Gazetaret

Nga e njëjta kategori

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në rrugë

më shumë...

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë në pallatin presidencial

më shumë...

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi i mirë për tifozët bavarezë

më shumë...

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:59

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në...

3:54

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon...

3:52

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi...

3:50

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan...

3:27

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë...

3:20

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik...

3:01

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë,...

2:34

Trump i bindur për fundin e luftës:...

2:25

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit...

2:16

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje...

2:06

“Kosova pret çlirimtarët”, nis “Marshi për Liri”...

1:48

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha:...

1:25

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb...

1:12

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një...

1:10

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte...

Viktima Erald Xhejo
12:57

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet...

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.