E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Begaj, apel shqiptarëve të Luginës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës në Serbi

Presidenti Bajram Begaj i ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevësqë të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Reklamë

Sipas kreut të shtetit, vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve mund të arrihen këto të drejta.

Postimi i plotë:

Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc!

Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja.

Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë.

Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë