Subscribe

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Fierit këtë të enjte.

 

Policia e Fierit organizoi operacionin antidrogë të koduar “Befasia” duke arrestaur shtetasit A.L, 55 vjeç, dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos.

 

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.

 

Babë e bir akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *