E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Befasia” rrethon lokalin në Elbasan, gjenden armë, dy të arrestuar

Policia e Elbasanit e ndihmuar nga forcat e FNSH-së Tiranë, kanë kryer një aksion në lagjen  ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe mbrëmjen e së premtes, duke arrestuar në flagrancë  shtetasit Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan si dhe Elton Dedja  39 vjeç, banues në lagjen ” Visarion Xhuvani”, Elbasan.

 

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete  nga një armë zjarri Pistoletë  pa leje.

 

Reklamë

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar :

 

-Dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe”Bereta”, ) dhe 20 fishekë luftarakë si dhe tre automjete  bashkë me një sasi prej 250.000 lekesh te reja.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë