Subscribe

Kolegji Universitar Bedër edhe këtë vit ofron 100 bursa studimi për maturantët që janë regjistruar për herë të parë në programet bachelor, në ato të integruar të ciklit të dytë, apo me karakter profesional.

Nga fondi i bursave sociale përfitojnë edhe studentët që do regjistrohen në raundin e tretë, për vitin akademik 2020-2021. Këto bursa shkojnë nga 50 deri në 100% për maturantët që vijnë nga kategori të ndryshme sociale.

 

PROF. ASOC. DR. RAHIM OMBASHI

KOLEGJI UNIVERSITAR “BEDER”

“Familja e madhe e Bedër duke qenë një familje akademike vazhdon të qëndrojë si një garant etik për studentët. Njëherazi mbështet financiarisht me bursa të shumta. Bursat sociale këtë vit do të shtohen nga 50-100% të pagesës vjetore te studentëve. ”

 

 

Një tjetër program që ofrohet nga Kolegji Universitar Bedër është Bursa e talentit, të cilën mund ta përfitojnë maturantët që kanë arritje në konkurse të ndryshme, olimpiada, sport, art apo shkencë.

 

ERA TAFA

STUDENTE, BEDER

“Jam studente në vitin e dytë në degën ‘Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu’. Me Universitetin Beder jam njohur me anë të bursave që ofronin. Unë jam fituese e një prej tyre, Bursës së Talentit. Kjo për shkak se kam fituar disa konkurse të pikturës dhe përpos shifrës së reduktuar, ajo që fitova më shumë është mundësia e praktikës dhe punësimit në një nga agjensitë më të mira të marketingut në grafik dizanj.”

 

Edhe vënia në praktikë e njohurive teorike është një pjesë e rëndësishme që ofrojnë programet e studimit të këtij institucioni.

 

MARINA KERÇELI

 

STUDENTE, BEDER

 

“Jam studente e vitit të tretë Bachelor në degën Gazetari dhe Shkenca Komunikimi. Aktualisht po zhvilloj një praktikë shkollore. U bëj thirrje të gjithë maturantëve nëse duan një ambient sa më miqësor dhe një arsim cilësor dhe nëse duan të punësohen në tregun shqiptar, t’i bashkohen këtij kolegji.”

 

 

Kolegji Universitar Bedër sjell 9 programe studimi për maturantët e këtij viti, ku për herë të parë këtë ofrohen dy programe profesionale: Programim në Web, si dhe Multimedia dhe Dizajn Grafik.

 

PROGRAMET  E STUDIMIT NË “KOLEGJIN UNIVERSITAR BEDËR”

 

Drejtësi

Gjuhë dhe Letërsi Angleze

Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Shkenca Kompjuterike

Shkenca Komunikimi

Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu

Shkenca Islame

Programim në Ëeb

Multimedia dhe Dizajn Grafik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *