E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Bebe Rexha: Rihanna nuk di të këndojë!

Fillimet e saj, Bebe Rexha i ka si autore e teksteve të këngëve për artistë mjaft të njohur, ku vlen të përmendim Rihanna-n dhe Eminem. Pra, po flasim për bashkëpunimin e dy artistëve, “Monster”.

 

 

Bebe është shprehur në mjaft intervista se kënga fillimisht ishte për të, por label-i vendosi t’ia japë Rihanna-s. Sigurisht, askujt nuk do t’i vinte mirë, por duket se këngëtarja shqiptare nuk e ka harruar akoma.

Reklamë

 

 

Në një koncert mbrëmjen e kaluar, Bebe është shprehur para turmës: “Ato notat e larta “oooh ohhh” i kam bërë unë, por Rihanna nuk mund t’i këndojë ato nota. Ajo nuk di të këndojë”.

 

 

Sigurisht, kjo është pritur me brohoritje nga njerëzit e mbledhur në koncert. Bebe bën mirë mos të zgjojë “bishën” brenda RiRi-t.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë