Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka treguar në një intervistë dhënë së fundmi se kur shkon te shtëpia e prindërve të saj në New York, ajo ende fle në dhomën ku është rritur.

 

Pavarësisht të ardhurave të artistes së muzikës pop me famë në mbarë botën, që tashmë kapin shifrën e milionave, asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket modestisë së saj.

 

“Kur shkoj të vizitoj prindërit e mi, unë ende fle në dhomën e gjumit ku jam rritur”, ka thënë 31-vjeçarja.

 

Ajo jeton në shtëpinë e saj në Los Angeles me të vëllanë, por është lindur dhe rritur në Neë York, përkatësisht në Staten Island.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *