Albumi i ri i këngëtares shqiptare është i mbushur me hite, por ajo që pritet të bëjë bujë është “F.F.F.” ose “Fuck Fake Friends” në bashkëpunim me reperin e ri G-Eazy.

 

 

 

Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip të publikuar mbrëmjen e kaluar, ku Bebe shfaqet më mirë se në çdo videoklip tjetër. Moskokëçarëse, me vetëbesim dhe me gishtin e mesit lart, Bebe dhe G-Eazy u thonë “Mirupafshim” të gjithë miqve “fals”, që të lënë baltë.

 

 

 

“F.F.F.” është shkruar nga vetë Bebe dhe pritet të kthehet në këngën e preferuar të atyre që janë zhgënjyer të paktën një herë nga miqtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *