E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 59 minuta më parë
Lifestyle

Bebe me kokë të madhe, mos u mërzisni, kjo është e veçanta e tyre

Koka e madhe është një tipar që shpesh nuk është i pëlqyer nga prindërit dhe nga shumë të tjerë që e cilësojnë një veti jo të bukur. Shumë persona mund të kenë vuajtur nga krahasimet që i kanë ndjekur gjatë gjithë jetës vetëm prej kokës së madhe, ka ardhur të ndiheni krenarë për të.

 

Sipas një studimi të ri, shkencëtarët duke përdorur të dhëna nga Institucionet shëndetësore në Britaninë e Madhe, kanë dalë në një përfundim surprizues. Bebet e lindura me kokën e madhe janë më inteligjentë se fëmijet e tjerë.

 

Reklamë

Shkencëtarët ndërkombëtarë që fshihen pas studimit, i cili u botua në revistën e Psikiatrisë Molekulare, janë në kërkim të lidhjeve mes gjeneve, inteligjencës dhe shëndetit të përgjithshëm, kur ata bënë këtë zbulim të ri.

 

Gjatë analizës së tyre, studiuesit gjetën se njerëzit që kanë lindur me kokat e mëdha ishin dukshëm më inteligjentë se pjesa tjetër e njerëzve. Nëse po pyesni çfarë konsiderohet një kokë e madhe, perimetri i saj është 34-35 cm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë