E enjte, 17 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

BE: Zgjedhjet të rregullta

Ilustrim · Vizion Plus

Pas publikimit te raportit paraprak te vëzhguesve te OSBE/ODIHR ka reaguar edhe Brukseli. Bashkimi Europian vlerëson procesin te qete dhe pa probleme. Ne reagim thuhet se qytetaret shqiptare patën mundësi te përfitonin nga oferta e gjerë politike në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Por nga ana tjetër, deklarata e përbashkët e shefes se diplomacisë europiane dhe e komisonerit te zgjerimit Johanes Hahan thekson:

 

“Ne marrim parasysh rezervat e shprehura nga vëzhguesit lidhur me politizimin e organeve zgjedhore dhe zbatimin në kundërshtim të ligjit. Ne presim ndjekjen e duhur të gjetjeve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, sidomos lidhur me akuzat për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve, si dhe ndërhyrjen e aktivistëve të paautorizuar të partisë, të cilat mund të dëmtojnë besimin e publikut në zgjedhje.”

 

Me tej zyrtaret e larte te Bashkimit Europian nënvizojnë rëndësinë e vazhdimit t te reformave nga qeveria e re pas certifikimit te rezultatit.

 

“Pasi të përfundojë procesi zgjedhor, do të angazhohemi me qeverinë e re për të mbështetur procesin e reformave dhe për të vazhduar procesin e integrimit në BE. Vazhdimi i reformës së drejtësisë dhe lufta kundër trafikut të drogës dhe kultivimit do të jetë e një rëndësie të veçantë në këtë drejtim.”

 

Ne përfundim theksohet edhe rëndësia e bashkëpunimit te unionit me Shqipërinë per te nxitur marrëdhëniet  e mire fqinjësore ne rajonin e Ballkanit.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh