Subscribe

Një ditë para se Kuvendi i Kosovës të mbajë seancën e jashtëzakonshme për demarkacionin, ndërkombëtarët bënë sërish apel për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së kufirit.

 

Shefja e zyrës së BE në Kosovë, Natalya Apostolova ka takuar kreun e kuvendit Kadri Veseli, duke theksuar se deputetët nuk duhet ta humbasin mundësinë për ta votuar nesër projektligjin.

 

 “Javët e fundit keni patur zhvillime të rëndësishme në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Së pari marrëveshja e nënshkruar mes dy presidentëve Thaji dhe Vujanovic si dhe marrëveshja mes partive politike. Ratifikimi duhet të bëhet dhe do të jetë një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit. Duhen akoma përpjekje, por ratifikimi i Demarkacionit na afron me liberalizimin e vizave. Dëshirojmë që Kosova të jetë një vend më i mirë. Dua t’ju them që të mos e humbisni rastin nesër. Ju lutem na ndihmoni në mënyrë që edhe ne t’ju ndihmojmë juve”.

 

Ndërsa kreu i kuvendit Veseli tha se është i bindur që demarkacioni do të votohet nesër dhe se Kosova do të jetë një hap më pranë familjes europiane.

 

 “Ne në histori kemi humbur shumë shanse, por s’do të pranojmë më. Kosova është e orientuar nga Bashkimi Evropian 100%. Ne do të përmbyllim çdo obligim që del nga BE-ja. Liberalizimi duhet të ndodhë në të njëjtën kohë edhe ratifikimi i Demarkacionit do të votohet. Qytetarët kanë nevojë për një lajm të mirë dhe ne këtë lajm do ta sjellim nesër.”

 

Nesër në Kosovë do të mbërrijë edhe presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, si komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë Johanes Hahn si dhe përfaqësuesja e Lartë e BE për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *