Subscribe

Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit mbi zhvillimet ekonomike për vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së, si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Kosova dhe Turqia.

 

Duke ju referuar të dhënave, Shqipëria rezulton se për vitin që lamë pas ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike, pas Serbisë me 4.1 %, ndërsa parashikohet që në 2019, vendi të jetë në krye të listës duke udhëhequr rritjen me 3.9 %.

 

Sipas raportit, konsumi privat, energjia, import-eksportet si dhe ndërtimi kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonomi. Ndonëse të ardhurat shënuan rritje, ato ishin sërish poshtë planifikimit dhe se të ardhurat doganore konkretisht TVSH-ja u preken nga zhvlerësimi i kursit të këmbimit.

 

Raporti sqaron edhe ecurinë e dobët të investimeve kapitale për 11 muajt e parë të vitit 2018, por e kundërta ka ndodhur me shpenzimet operative, të cilat qeveria i ka tejkaluar.

 

Dokumenti ka konfirmuar edhe rënien e borxhit publik, në 67% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 70 % që ishte në 2017.

 

Gjetjet e raportit shoqërohen edhe me një panoramë të situatës së aktualitetit në Shqipëri muajt e fundit, duke vënë në fokus protestën e studentëve dhe kërkesën për një buxhet më të lartë të arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *