Viola von Cramon-Taubadelin do të jetë shefja e misionit të BE që do të vëzhgojë zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Në një njoftim zyrtar, përfaqësuesja e lartë e BE për politikën e jashtme, Federica Mogherni ka deklaruar se ky hap riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të unionit për të mbështetur proceset demokratike në Kosovë.

 

“Të gjitha palët dhe komunitetet e interesuara duhet të jenë të angazhuara në këtë proces dhe të kontribuojnë në të ardhmen e Kosovës. Këto zgjedhje zhvillohen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, e cila duhet të bëjë përparim në rrugën evropiane, si në reforma, ashtu edhe në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

 

Vendimi i BE-së për të dërguar mision monitorimi vjen pas thirrjes së bërë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Ndërkohë subjektet politike vijojnë fushatën elektorale mes kritikave për numrin e lartë të kandidatëve te dyshuar per korrupsion ose krime lufte. Sipas institutit demokratik të Kosovës, në total janë 26 të tillë , ndërsa 16 prej tyre janë vetëm nga radhët e koalicionit AAK-PSD.

 

Një ditë më parë ambasada amerikane në Kosovë shprehu shqetësimin për këtë fakt. Ambasadori Philip Kosnet deklaroi se kjo situatë është absurde pasi qytetaret nuk mund ti marrin seriozisht keto kandidatura dhe aq me pak te presin prej tyre qe te punojne per sundimin e ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *