E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 60 minuta më parë
Video · Politikë

BE: Vetingu hap negociatat

Malta ka presidencën e radhës se këshillit te Bashkimit Europian, e përfaqësuesi i saj ne Tirane, ambasadori Godwin Pulis, ka vene ne dukje se hapja e negociatave nuk mund te arrihet pa zbatuar vettingun e pa bere reformën elektorale. Diplomati maltez ka kërkuar qe te dy palet te ulen ne parlament e te zgjidhin te gjitha çështjet e mbetura pezull.

 

“Do të doja të shihja dy palët të mbyllur në një dhomë, me dyer të mbyllura dhe të mos dalin pa gjetur një zgjidhje. Është një problem i krijuar vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, ndaj nuk kuptoj pse palët nuk ulen në parlament për të konkretizuar dialogun për ‘vetting’-un dhe zgjedhjet.”

 

Reklamë

Ambasadori Godwin theksoi se te dy keto elemente jane te rendesishem per te pasur mundësi reale per hapjen e negociatave ne shtator, ne te kundërt Shqipërisë do t’i duhet te prese vitin 2018.

 

 

Më shumë video

Reklamë