Subscribe

Një ditë pasi u miratua qeveria e re e pakicës, që do të udhehiqet nga kryetari i levizjes Ura, Dritan Abacovic, në kuvendin malazez do të mbahet seanca e parë konstituive.

 

Qeveria e pakicës përbëhet nga Lëvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

 

Kabineti ka 18 ministri, katër zëvendëskryeministra dhe dy ministra pa portofol.

Përfaqësuesit e shqiptarëve, kanë marrë dy poste ministrore. Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare.

 

Miratimi i qeverisë së 43- të në  malin e zi, dhe vendosja në krye të shtetit , e dritan abazovic eshte përshëndetur edhe nga institucionet e larta të bashkimit evropian.

 

Në një postim në rrjetet sociale, komisioneri pë zgjerimin, oliver varheliy ka uruar qeverinë duke bwrw thirrje uruar që të zbatohen të gjitha reformat të nevojshme për të mundësuar integrimin e vendit.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell, si dhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero kanë mirëpritur gjithashu miratimin e qeverisë së re.

 

Zgjedhja e Dritan Abazovic në krye të qeverisë konsiderohet një ngjarje historike pasi për herë të parë në këtë post  zgjidhet një shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *