Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar procesin e ligjshëm dhe gjithëpërfshirës, kur bëhet fjalë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

 

Zëdhënësja Kocijançiç përsëriti qëndrimin e BE-së se transformimi i FSK-së i kryer në përputhje me kushtetutën e Kosovës është në interesin dhe në të mirën e të gjitha palëve.

 

“BE-ja ka bërë thirrje gjithmonë për një proces gjithëpërfshirës që do të çojë në miratimin e ligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila përfshinë një proces në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me llogaridhënien për interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

 

Gjithashtu ajo nuk iu përgjigj pyetjes për ndikimin e ligjit për transformimin e FSK-së pa pëlqimin e deputetëve të Listës Serbe, një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, e cili po zhvillohet ende nën kujdesin e BE-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *