E diel, 11 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“BE t’i bëjë presion Serbisë”, Osmani: Kosovës i vendosen kushte, ndërsa Vuçiç tolerohet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës ku mori  pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Në fjalën e saj Osmani  vuri në dukje mungesën e një balance sa i takon detyrimeve që kanë Kosova dhe Serbia në procesin e dialogut.

Reklamë

“I kemi kërkuar BE-së që palët të zbatojnë paralelisht marrëveshjen. Ne nuk po u ikim obligimeve që vijnë nga marrëveshja, por Serbia duhet të zbatojë në të njëjtën kohë. Obligimi i Kosovës nga marrëveshja, është krijimi i një Asociacioni ndër të tjera, por është me kushtin që Serbia ta bëjë njohjen de facto paralelisht, siç e tha edhe kancelari Scholz e presidenti Macron”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, Serbisë nuk po i ushtrohet presion për zbatimin e marrvëshjeve, ndërsa e kundërta po ndodh me Kosovën.

Reklamë

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, kemi kaluar me sukses dy fazat e para, e tani  po na thuhet se duhet zbatuar Asociacioni. Kur e pyesim nëse Serbia do ta bëjë zbatimin paralelisht e do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill, askush nuk po i kërkon ta bëjë këtë. Nëse është vetëm një palë që zbaton, cila është ideja e marrëveshjes, e dialogut, pse u ulem me Serbinë dhe u dakorduam për ato marrëveshje”, tha Osmani.

Ndër të tjera Osmani nënvizoi se Serbia vazhdon të jetë dora e zgjatur e presidentit rus Vladimir Putin në Ballkan Perëndimor./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë