Ministrat e jashtëm të BE janë takuar këtë të henë në Bruksel për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit. Ata do të përpiqen të krijojnë një plan për të bindur Teheranin dhe Uashingtonin të ulin tensionet mes tyre.

 

Shefi i diplomacise angleze Jeremy Hunt tha se marrëveshja nuk ka vdekur akoma dhe se BE eshte plotësisht e angazhuar për ta mbajtur Lindjen e Mesme “krejtësisht të çarmatosur”.

 

Të dielën, Teherani përsëriti se do të ulet dhe do të negociojë me SHBA nëse Trump heq dorë nga sanksionet por presidenti amerikan nuk ka treguar asnjë shenjë dakordësie. Gjermania, Franca e Britania e Madhe kanë bërë thirrje për veprim “të përgjegjshëm” për të ulur tensionet mes Teheranit dhe SHBA mbi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

 

Tri fuqitë kryesore evropiane kërkojnë që tё gjenden mënyrat për ta ndaluar përshkallëzimin e  perplasjes dhe rikthimin e paleve ne tryezen e dialogut.

 

Gjatë 10 ditëve të fundit, Teherani ka shkelur dy herë afatet e marrëveshjes historike me gjashtë fuqitë botërore – të njohura si Plani i Përbashkët i Veprimit. Pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump vitin e kaluar deklaroi tёrheqjen e SHBA nga marrëveshja dhe vendosi sanksionet ndaj Republikës Islamike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *