E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE thirrje presidentit Trump për bisedime me Iranin

Bashkimi Europian i bën thirrje presidentit të SHBA-ve Donald Trump, për bisedime me Iranin për të gjitha çështjet që kanë sjellë tension mes palëve. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, pas një takimi këtë të enjte në Bruksel  me ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Iranit, tha se marrëveshja botërore e vitit 2015 e cila kufizon programin bërthamor të Iranit, është duke funksionuar.

 

“Uniteti i komunitetit ndërkombëtar është i nevojshëm për të ruajtur një marrëveshje e cila funksionon, që po e bën botën një vend më të sigurte dhe që po parandalon një marrëveshje të mundshme të armëve bërthamore në rajon; ne presim që të gjitha palët të vazhdojnë ta zbatojnë atë.”

 

Reklamë

Lidhur me zhvillimin e raketave balistike nga Irani, si dhe të aktiviteteve të tjera në Lindjen e Mesme, Mogherini u shpreh se ato duhen trajtuar si çështje më vete.

 

Teherani ka këmbëngulur vazhdimisht se programi bërthamor është i një natyre paqësore. Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, i cili nuk mori pjesë në konferencën për shtyp  shprehu mbështetje për marrëveshjen dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për zbatimin e politikave destruktive. Presidenti Trump pritet të vendosë te premten nëse do të vazhdohet apo jo me lehtësimin e sanksioneve amerikane ndaj Iranit ne këmbim te tërheqjes se Teheranit nga program bërthamor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë