E diel, 20 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

BE: Të hapen kufijtë deri në fund të qershorit

Mbyllja e kufijve nga mesi i muajit mars, si një strategji për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i ka kushtuar miliarda euro industrisë së turizmit në BE.

E ndërsa situata epidemiologjike në kontinent tashmë është përmirësuar ndjeshëm, Komisioni Europian po u bën thirrje vendeve anëtare që të heqin të gjitha kontrollet kufitare brenda bllokut deri në fund të muajit qershor.

Reklamë

Ministrat e punëve të brendshme nuk arritwn dot njw marrweveshje nw takimin virtual qw patwn këtë të premte, për të diskutuar një mënyrë të koordinuar se si dhe kur të rihapin kufijtë.

YLVA JOHANSSON

KOMISIONERE E BE PER PUNET E BRENDHSHME

“Unë mendoj se ka ardhur koha që të rihapemi. Kam propozuar që vendet anëtare ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur dhe mendoj se një datë e mirë duhet të jetë fundi i qershorit. Të dhënat nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, nuk mbështesin rekomandimin e mbylljes së kufijve, të cilat do të shkaktojnë efekte dytësore të konsiderueshme dhe përçarje shoqërore e ekonomike në BE.”

Italia rihapi kufijtë e saj të mërkurën në një përpjekje për të shpëtuar industrinë e turizmit. Vizitorët nga BE dhe vendet e zonës Shengen nuk do të kenë nevojë për karantinë pas mbërritjes.

Edhe Austria po rihap kufijtë e saj për të gjithë fqinjët, përveç Italisë. Ndërsa Franca dhe Gjermania planifikojnë të rihapen më 15 qershor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë