Subscribe

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka bërë thirrje politikanëve të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të ligjshëm dekretimin e Avdullah Hotit për të formuar qeverinë e re.

Në deklaratën për shtyp, theksohet se tashmë i takon Kuvendit që të marrë hapat e nevojshëm kushtetues, në përputhje me vendimin e Gjykatës.


ZYRA E BASHKIMIT EUROPIAN NE KOSOVE

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si një parim kryesor i sundimit të ligjit, ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të Kosovës që ta zbatojnë atë. Tani i takon Kuvendit të marrë hapat e nevojshëm kushtetues, në përputhje me vendimin e Gjykatës. Bashkimi Europian u bën thirrje të gjithë liderëve politikë të përmbahen nga gjuha e urrejtjes dhe të shprehin mospajtimin e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike”

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e përbërë nga 9 anëtarë, vendosi rrëzimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke i hapur rrugën kandidatit për kryeministër te LDK Avdullah Hotit, të formojë qeverinë e re.

Sipas vendimit, dekreti i Presidentit Hashim Thaçi është në përputhje me Kushtetutën dhe se miratimi i mocionit të mosbesimit i 25 marsit ndaj qeverisë, nuk sjell shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.

Pas këtij vendimi kryeministri në detyrë njëherësh dhe kreu i lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti  tha se Gjykata Kushtetuese është e kapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *